E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Shtëpinë s’na e mori as Enveri”, qytetari: Jam në gjyq për pronën, institucionet nuk më zgjidhin asgjë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë, atje ku po zhvillon një takim me kryebashkiakët për reformën e re territoriale dhe propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë së Maliqit.

Reklamë

Qytetarë të ndryshëm janë mbledhur në vendin ku po zhvillohet takimi, në pritje për të takuar kryeministrin Rama dhe për ti shprehur shqetësimet që ata kanë. Një qytetar, i cili ka probleme me pronën, ka thënë se nuk ka marrë zgjidhje ende dhe se prona që ka qenë e trashëguar, i është kthyer në pronë shtet. Për këtë, qytetari deklaron se është në gjyq.

Në pritje të një takimi me kryeministrin Rama janë edhe qytetarë të tjerë të moshuar, të cilët shprehin si shqetësim pensionin e ulët të pleqërisë.

“Jam me 100 mijë lekë pension, ta vë në dijeni kryeministrin. Po nuk i thamë atij, kujt ti themi. Kërkojnë rritje rroge ata që marrin gjithë atë lek, ne marrim pak”, tha e moshuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.