Kronikë
Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, përplasen dy makina, lëndohen tre persona

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gocajve.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njerit prej automjeteve dhe dy pasagjer. Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndersa drejtuesi i automjetit të tretë nuk ka pësuar dëmtime.
Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat u angazhuan për menaxhimin e trafikut. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e ketij aksidenti.
Reklamë
Vazhdo të lexosh
Reklamë




