Subscribe

Kërkesa për lirimin e ambjenteve të KZAZ ka krijuar disa përplasje në disa bashki në vend. Tensione janë raportuar këtë të mërkurë se kanë ndodhur në Bashkinë e Bilishtit dhe të Matit, ku forca të shumta policie ndodhen në ambjenetet e KZAZ për të qetësuar situatën.

 

Informacionet bëjnë me dije se në Bilisht, forca të shumta të policise së rendit dhe forcat speciale, kanë rrethuar KZAZ 70. Ndërkohë në fjalën e tij  nënkryetari i bashkisë Bilisht Ylli Taho, i kërkon shefit të komisariatit që të liroje ambjentet e KZAZ.

 

Po zbarojme dekretin e presidentit. Lironi pronen e  bashkise. Edhe policia duhet ta zbatoje.

 

Ndërsa shefi i komisariatit Fejzollari,nuk mund te hyni ne objekt. Eshte objekt i rendesise se vecante. Nuk kam njoftim nga Kqz per anulimin e zgjedhjeve.

 

Gjithashtu janë raportuar tensione edhe në Bashkinë e Matit ne KZAZ 16, ku policia për qetsimin e situatës ka përdorur sprajt dhe gaz lotsjellës.

 

Gjatë tentativës për tu futur në ambjentet e KZAZ janë lënduar disa persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *