E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, disa biznese i heqin vetë tendat, të tjera subjekte “sfidojnë” ultimatumin

Në Tiranë vijon aksioni për zaptimin e hapësirave të paligjshme. Prej ditës së djeshme, Inspektoriati i Mbrojtjes së Terrenit ka nisur ndërhyrjet në disa zona ku trotuaret dhe hapësirat e përbashkëta ishin zënë nga struktura të bizneseve.

Disa pronare të bizneseve janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit. Në zonat si Bulevardi Zogu i Parë, 21 Dhjetori apo 9-katshet, ata kanë reagur duke hequr tavolinat, karriget, çadrat dhe strukturat të cilat zinin trotuaret dhe hapësirat publike.

Reklamë

Në zonën e njohur si Piazza, kanë qenë vetë grupet inspektuese dhe policia bashkiake që kanë ndërhyrë me mjete dhe fadroma në një prej subjekteve që kishte zaptuar hapësirën publike.

Nga ana tjetër pronarë të bizneseve kishin paralajmëruar se këtë të premte do të mblidheshin përpara kryeministrisë për të kundërshtuar aksionin.

Reklamë

Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm në tubimin e paralajmëruar.

Ndërkohë një pjesë e bizneseve vazhdojnë punën si normalisht, dhe nga ana e tyre nuk është ndërmarrë asnjë veprim, për lirimin e hapësriave publike.

Të shumta janë subjektet pranë zonës së njohur si “Medreseja” të cilët kanë zënë një pjesë të konsiderueshme të trotuareve, duke e bërë të vështirë kalimin për qytetarët.

Lirimi i hapësirave publike nisi pas ultimatumit 48-orarësh të lëshuar nga kryeministri Edi Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë