Partia Demokratike e quan antikushtetues draftin ligjor të mazhorancës për të kufizuar kompetencat e Presidentit të Republikës. Në një reagim zyrtar për mediat, PD u shpreh se ky është akti i fundit që do të ndërmarrë Partia Socialiste në pushtet. Sipas selisë blu, kryeministri Edi Rama është në panik nga humbja prandaj ndërmerr nisma të tilla.

 

“Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm. Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën. Akti antikushtetues dëshmon sa larg realitetit është Edi Rama. Në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, që po përballen me një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, Edi Rama merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet. Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime. Për vetë pushtet dhe pasurim të paligjshëm.”

 

Partia Demokratike u shpreh e bindur se në datën 25 prill qytetarët do t’i japin atë që meriton Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *