Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ditën e djeshme deklaroi se ligji njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

 

Lidhur me këtë fakt një reagim ka ardhur nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së, të cilët e akzuojnë Celibashin si njeri të Edi Ramës.

 

Sipas Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD, me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik.

 

”Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!
Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit.

 

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

 

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *