Subscribe

Liga Profesioniste e Futbollit kërcënoi me protestë masive në 10 tetor nëse nuk zgjidhet ngërçi i krijuar. Pas mbledhjes së mbajtur këtë të martë, Asambleja e Ligës vendosi të pranojë negocimin me përfaqësuesin e qeverisë, Fidel Ylli.

 

“LPF do të intensifikojë kontaktet me negociatorin e qeverisë z. Fidel Ylli dhe për këtë ngarkohet Kryetari i Ligës dhe Sekretari i përgjithshëm për te ndjekur hap pas hapi ecurinë dhe reagimin e qeverisë pas dërgimit të relacionit shpjegues për kërkesat e Ligës. LPF është e vendosur për vazhdimin e bojkotit dhe përshkallëzimin e protestave, duke projektuar protestën masive të futbollistëve më datë 10 tetor 2020. Për këtë do të ngrihet një grup pune për organizimin e saj dhe sensibilizimin e opinionit publik. Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga qeveria për kërkesat e Ligës. Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit mbeten shpresëplotë për një përgjigje sa më shpejtë nga ana e qeverisë dhe për veprime konkrete në shqyrtimin dhe plotësimin e këtyre kërkesave që mund të sjellin zgjidhjen e ngërçit të krijuar.”

 

Gjatë kësaj të marte, Edi Rama u shpreh i vendosur për të mos lëshuar “pe” ndaj kërkesave të futbollistëve. Ai tha se nuk shtantazhohet kollaj me bojkote sepse është e papranueshme që futbollistët, me pagat që kanë, të mos taksohen për 10 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *