Subscribe

Stacioni i radhës i maratonës “Këngë Moj” ishte Librazhdi. Për më shumë se dy orë, publiku i këtij qyteti përjetoi atmosferën e tingujve të muzikës më të mirë popullore.

 

Emra më të njohur të muzikës shqiptare, u ngjitën në skenën e “Maratonës Këngë Moj” duke dhuruar spektakël dhe emocione.

 

Ky produksion i “Vizion Plus” u organizua nën kujdesin e bashkisë dhe kryetarit, Maringlen Disha.

 

MARINGLEN DISHA

KRYETARI I BASHKISE SE LIBRAZHDIT

 

“Ftoj të gjithë qytetarët e Librazhdit të kërcejnë dhe të këndojnë me këngët më të mira”

 

Këngët e njohura dhe hitet e reja e shtuan edhe më shumë interesimin e mijërave qytetarëve që iu bashkuan atmosferës së krijuar.

 

AUREL THELLIMI

KENGETAR

Librazhdi gjithmonë ka qënë mikëpritës për ne dhe reagon shumë mirë në të gjitha zhanerat e muzikës. Është një prioritet për artistët që të jënë kaq afër audiencës në këto ditë të tilla që po jetojmë.

 

IRMA LIBOHOVA

KENGETARE

“Eshtë një gëzim dhë një dashuri që e marr nga njerëzit, e gjithë maratona është një adrenalin për ne”

 

ALTIN MALO

KENGETAR

“Vij për herë të parë në Librazhd. Sot promovoj këngën më të re, dhe shpresoj që tja kalojmë sa më bukur. “

 

Për publikun organizime të tilla janë të domosdoshme në këto kohë, por edhe të munguara në këtë qytet të vogël.

 

 

Ndalesa e radhës së maratonës “Këngë moj” është Erseka. Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk mundën ta shijonin nga afër magjinë e maratonës në Librazhd, do të kenë mundësinë ta ndjekin të martën e të dielën në orën 21:00 në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *