E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Librazhdi me Hipotekë të re, brenda datës 15 shkurt përfundon procesi legalizimeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, Valdrin Pjetrin, kanë përuruar këtë të dielë ambientet e reja të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Librazhd.

 

Reklamë

Balla tha se qeveria ka si qëllim transformimin e shërbimeve publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

 

“Unë gjej rastin ta falenderoj këtë iniciativë të ndërmarrë pas porosisë që dha Kryeministri, që Zyrat e Regjistrimit të Pasurive kudo në vend, të jenë zyra shërbimi siç është kjo këtu ku janë të gjitha kushtet, eleminohen radhët dhe njeriu që vjen merr përgjigje ”

 

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri deklaroi se brenda datës 15 shkurt do të përfundojë procesi i regjistrimit për çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd.

Vazhdo të lexosh

Reklamë