E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Lia e majmunit shfaqet në Kosovë, 30 vjeçari i infektuar ishte kthyer nga Afrika Perëndimore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunit në Kosovë.

Personi i infektuar është një shtetas i Kosovës i moshës 30-vjeçare i cili ishte kthyer nga Afrika Perëndimore pak kohë më parë.

Reklamë

30-vjeçari ndodhet në spital nën  kujdesin e mjekëve, në gjendje të qëndrueshme. Shenjat e para që ai ka shfaqur ishin temperaturë, ethe, ndryshime në lëkurë dhe kruarje.

Këto janë simptomat më të shpeshta ndërsa në raste të rralla sëmundja mund të jetë edhe fatale.

Lia e majmunit e cila përhapet përmes kontaktit të ngushtë u shpall emergjencë globale nga organizata botërore e shëndetësisë në muajin gusht. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë