E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lezha “black out” për orë të tëra, probleme në nënstacionin elektrik të qytetit

Një problem në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit.

Energjia u ndërpre në orën 23:00 të mbrëmjes së enjtes dhe, sipas njoftimit të OSHEE-së, ishte parashikuar të rikthehej në orën 5:00 të mëngjesit.

Reklamë

Megjithatë, vonesat në ndërrimin e transformatorëve në nënstacion shtynë rikthimin e energjisë përtej parashikimeve, duke sjellë vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, në disa zona pati edhe mungesë të ujit të pijshëm. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë