E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Lëkundjet sizmike në Santorini, ekspertët: Mbi 6 mijë tërmete brenda një jave

Ishulli i Santorinit në Greqi është zbrazur nga frika e tërmeteve të njëpasnjëshme.

Brenda një jave janë regjistruar mbi 6,400 tërmete në zonën midis Santorinit dhe Amorgos, thuhet në një deklaratë nga Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.

Reklamë

“Shkalla e magnitudës po rritet, ndërsa sekuencat e pasgoditjeve karakterizohen nga një shpërndarje kohore në rënie e tërmeteve, me magnitudën e pasgoditjes më të madhe zakonisht më të vogël se ~ 0.5 krahasuar me tërmetin kryesor”, thonë ekspertët grekë.

Disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra, shkruan BBC.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë paralajmëruar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë