Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje të reja...

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë nga rrënojat...

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në...

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj:...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar?...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka...

Gabimi im më i madh si deputet i PS,...

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e vjetër në...

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen mbi 1...

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri që mori...

Leku rifiton terrenin që humbi në tetor ndaj Euros, por Dollari arrin nivelin më të lartë në 16 muaj

18 Nëntor 09:21

Leku u forcua në kursin e këmbimit valutor ndaj Euros për të nëntën ditë radhazi, duke rifituar pjesën më të madhe të terrenit që kishte humbur në gjysmën e dytë të tetorit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 121.71 lekë. Që nga data 4 nëntor, kur nis rënien, Euro ka humbur 1.16 pikë në kursin e këmbimit me lekun. Aktualisht, Euro ndodhet pranë niveleve të datës 20 tetor, kur pati nisur një cikël i mbiçmimit të shpejtë, i nxitur kryesisht nga kërkesa për nevoja të importit të energjisë elektrike, duke iu afruar 123 lekëve.

Por, megjithë shqetësimin për ndikimin që mund të jepte ky faktor në kursin e këmbimit valutor, për momentin ndikimi i tij është frenuar, madje leku i ka rifituar pozitat e mëparshme në më pak se një muaj.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, të pyetur nga “Monitor”, gjatë ditëve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të ofertës së Euros në tregun e këmbimit valutor.

Në veçanti, ka qenë një bankë tregtare që ka kryer operacione të shitjes së Euros në vlerë të madhe, me shumë të ngjarë për nevojat e klientëve të vet. Më në përgjithësi, oferta e Euros në ekonomi dhe në tregun valutor, sipas agjentëve, ngelet e bollshme. Ata shprehen se Euro mund të kthehet sërish pranë nivelit të 121 lekëve, ku ndodhej në pjesën e parë të muajit Tetor. Megjithatë, ata mendojnë se pozitat e Euros në të ardhmen e afërt mund të jenë sërish të luhatshme, të ndikuara nga vlerat e larta të importit të energjisë elektrike, por edhe nga thellimi i deficitit tregtar, për shkak të shtrenjtimit të mallrave të konsumit. Presionet e larta inflacioniste nga jashtë priten të ngelen një faktor me ndikim në bilancin e llogarisë korente dhe në kursin e këmbimit valutor.

Një faktor që mund të ndikojë në kahun e kundërt është emetimi i radhës i Eurobondit. Pritet që brenda muajit Nëntor qeveria shqiptare të realizojë emetimin e radhës në trejget ndërkombëtare, për një vlerë prej 700 milionë Eurosh. Në pjesën më të madhe ky Eurobond do të përdoret për rifinancimin e borxheve të jashtme ekzistuese. Megjithatë, një pjesë e tij, rreth 70 milionë euro, do të shkojnë për financimin e deficitit buxhetor dhe do të rrisin në një masë të vogël ofertën për valutë në tregun e brendshëm.

Ndërkohë që fiton pikë ndaj Euros, Leku vazhdon të humbasë terren ndaj Dollarit Amerikan, që të mërkurën u këmbye me 107.58 lekë, niveli më i lartë që prej korrikut të vitit të kaluar. Megjithatë, sipas ekspertëve kursi i Dollarit dhe valutave të tjera nuk ndikohet shumë nga zhvillimet në tregun e brendshëm, por thjesht reflekton kursin e këtyre valutave në tregjet ndërkombëtare dhe sidomos raportet e këmbimit të tyre me Euron. Në muajt e fundit, Dollari është forcuar kundrejt Euros, i shtyrë sidomos nga inflacioni i lartë në SHBA dhe pritshmëritë për shtrëngim të politikës monetare të Rezervës Federale. Megjithëse pesha e Dollarit në ekonominë shqiptare dhe në bilancin tregtar të vendit ka rënë ndjeshëm, tërthorazi nënçmimi i Lekut ndaj valutës amerikane mund të ndikojë ndjeshëm çmimet e mallrave jetike, si karburantet apo gruri./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Dollar Euro Humbje Leku Terren

Nga e njëjta kategori

Vijojnë vonesat në Kapshticë, procedurat në palën greke krijojnë radhë të gjata

më shumë...

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa leje përgjatë vijës bregdetare

më shumë...

Përplasjet me policinë dhe deputetët jashtë Kuvendit, arrestohen 19 protestues

më shumë...

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

9:40

Konsumi i fiqve, vlerat ushqyese nga fruti...

9:33

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje...

9:22

Vijojnë vonesat në Kapshticë, procedurat në palën...

9:08

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë...

8:57

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa...

8:43

“Kujdes me nxitimin në vendime financiare”, parashikimi...

8:27

Përplasjet me policinë dhe deputetët jashtë Kuvendit,...

8:16

Konsumi i fiqve, vlerat ushqyese nga fruti...

8:09

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i...

10:46

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480...

10:25

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli,...

10:16

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë...

10:05

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në...

9:52

Gabimi im më i madh si deputet...

9:46

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e...

9:33

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen...

9:31

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri...

9:18

A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në...

9:13

Ndryshojnë kriteret për mësuesinë, ja sa duhet...

8:56

Tensionet para Kuvendit, reagon sërish Rama: Përkallëzimi...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.