Vendi
Leje qëndrimi për muxhahedinët, procedurat kryhen në kampin Ashraf 3 në Manzë për arsye sigurie

Prej disa ditësh, 6 punonjës të Identitek ndodhen në kampin Ashraf 3, në Manzë, ku po kryejnë procedurat për pajisjen me leje qëndrimi të muxhahedinëve që jetojnë në këtë kamp.
Procedurat po zhvillohen brenda ambienteve të mbyllura kampit, pasi sipas planit të masave të sigurisë, është vlerësuar si më e arsyeshme që muxhahedinët të mos paraqiten në zyrat shtetërore për të kryer aplikimet.
Burime nga siguria e kampit Ashraf 3 bëjnë me dije se me këto procedura po merren drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me Identitek. Në kampin Ashraf 3 aktualisht ndodhen rreth 2500 muxhahedinë./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




