E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Legalizimi i kanabisit/ Hajdari: Rama komandohet nga krerët e trafikut të drogës

Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari thotë se Rama po legalizon kanabisin për duke u fshehur në justifikimin që po e bën për tu përdoru për arsye shëndetësore.

 

Reklamë

Në studione Quo Vadis, Hajdari u shpreh se Rama komandohet nga krerët e trafikut të drogës dhe sipas saj, ai merr këto hapa që të pastrojë gjithë paratë e tyre.

 

“Rama po legalizon kanabisin duke u fshehur në justifikimin që po e bën për tu përdorur për arsye shëndetësore. Edi Rama më pas do të ofrojë edhe amnistinë fiskale që do të falë gjithë këta njërëz që kanë kultivuar gjithë këto kohë kanabis. Rama do të bëjë që kjo të ndodhë në mënyrë të ligjshme që të amnistojë të gjitha bashkëpunëtorët e tij.  Ai komandohet nga krerët e trafikut të drogës. Ai merr këto hapa që të pastrojë gjithë paratë e tyre”, tha Hajdari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë