Subscribe

Miq, dashamirës të sportit dhe familjarë përcollën për në banesën e fundit gazetarin dhe komentatorin e njohur sportiv, Kosta Grillo.

 

Në homazhet e zhvilluara në stadiumin ” Selman Stërmasi” ,  kolegët e kujtuan gazetarin si një njeri që dha gjithçka për sportin dhe  i shërbeu atij deri në fund të jetës.

 

LIRIM ZALLA – GAZETAR

” Ai ishte një ikonë e komentit. Jam njohur me të që kur kam qënë fëmijë dhe tani që ai na la , nuk më besohet . Ai duhet të jetonte dhe pak. Të dua shume Kosta … ”

 

TAMI  KONA- GAZETAR

 

” Isha një nga personat që kisha luksin ta kisha afër Kostën. Zeri i tij do jetë kumbues edhe pse ai nuk është më fizikisht ai ka lënë një arkive të jashtëzkonshme në arkivat e sportit shqiptar”

 

 

DRITAN  SHAKOHOXHA -GAZETAR

 

” Në minutat e fundit ndaj Armenisë ku pritej vetëm vërshëllima e gjyqtarit dhe momenti që nuk do e harroj kurrë është që dy minutat e fundit, i kemi komentuar të përqafuar bashkë, është e vetmja gjë që mund të kujtoj.”

 

DEFRIM METHASANI- GAZETAR

Është unikal , Nuk do ketë një të dytë si Kosta Grillo. Zëri i tij kumbonte në gjithë televizionin. Unë pata fatin që 30 vite të punoja me të . Ndanim cdo gjë bashkë , cdo debat . Ishte i pakrahasueshëm” 

 

Edhe kreu i Federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka shprehu ngushëllimet e tij për komentatorin e njohur.

 

ARMANDO DUKA – PRESIDENT I FSHF-së

”Sot është një ditë zie për të gjithë komunitetin shqiptar. Kosta ishtë një njeri që përfshihej shumë në futboll, jo vetëm si një gazetar sportiv por shumë më shumë se kaq. Shpreh ngushëllimet për familjarët e tij.. ”

 

Kosta Grillo ndërroi jetë 2 ditë më parë si pasojë e Covid-19, ndërsa prej 2 muajsh ishte i intubuar në një nga spitalet në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *