Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Kod Penal jo vetëm korrekt, por që garanton siguri juridike dhe reflekton drejtësinë që duam

5 Nëntor 12:03

Ministria e Drejtësisë ka organizuar një takim pune për Kodin e ri Penal me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë. Në fjalën e rastit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se Kodi i ri duhet të reflektojë realitet e kohës dhe pritshmëritë e qytetarëve, si dhe vjen gjithashtu në përmbushje të detyrimeve tona në procesin e negociatave me BE-në.

“Kodi Penal është një ndër aktet më themelore të sistemit tonë juridik dhe si i tillë duhet pashmangshmërisht të reflektojë realitetet e kohës, dinamikat e reja, evoluimin e jurisprudencës, standardet nërkombëtare dhe natyrisht edhe pritshmëritë e qytetarëve për më shumë siguri dhe drejtësi. Nevoja për një Kod të ri diktohet nga dinamikat dhe kontesti i ri në të cilën ndodhet vendi ynë, tre dekada pas konceptimit dhe miratimit të Kodit ekzistues. Prioriteti ynë është të ndërtojmë një Kod Penal që garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, forcon luftën kundër kriminalitetit dhe parandalon veprimtari tëpaligjshme, nga më të thjeshtat tek ato më komplekset, nga format tradicionale tek ato të shfaqura vitet e fundit. Prandaj, bashkëpunimi dhe bashkërendimi midis nesh janë thelbësorë. Synimi ynë është që, përmes këtij procesi, të identifikojmë çdo mangësi, çdo paqartësi dhe çdo aspekt që mund të përmirësohet, në mënyrë që Kodi i ri të jetë një instrument sa më efektiv, modern dhe i qëndrueshëm për dekadat që vijnë”, tha ministri Lamallari.

Duke folur për procesin e deritanishëm, Ministri i Drejtësisë vlerësoi angazhimin e të gjithë magjistratëve, avokatëve, noterëve, përmbaruesve gjyqësorë, stafit akademik, institucioneve publike, jopublike dhe komunitetit të biznesit të cilët kanë marrë pjesë dhe kanë ndarë kontributetet e tyre në takimet e zhvilluara deri më sot në kuadër procesit të konsultimit publik.

Ministri Lamallari tha se brenda tre muajve të ardhshëm duhet përmbyllur procesi i përftimit të mendimeve apo komenteve me shkrim.

“Për t’i lejuar kohën e nevojshme dhe të arsyeshme Komisionit Evropian për shqyrtimin e draftit përfundimtar dhe më pas ndjekjen e procedurave parlamentare deri në miratimin e tij gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm, diktohet nevoja e përmbylljes së procesit të përftimit të mendimeve apo komenteve me shkrim brenda tre muajve të ardhshëm për të mundësuar në këtë mënyrë një seri të dytë takimesh në nivel teknik me qëllim rakordimin me institucionet kontribuese brenda cerekut të dytë të vitit 2026”, tha Lamallari.

Sa i përket qëndrimeve të ndryshme për procesin apo draftin paraprak, Ministri i Drejtësisë tha se kjo është normale dhe i shërben qëllimit final për të përftuar më të mirën.

“Është krejt e natyrishme që të kemi mendime të ndryshme e të ndahemi në opinione për çështje të caktuara që lidhen me Kodin e ri Penal. Kjo është e pashmangshme. Madje, qasjet e ndryshme janë të domosdoshme për të arritur në finale një produkt më të mirë. Çdo institucion që ju drejtoni, çdo ekspert, çdo grup interesi, e sheh sistemin penal nga një këndvështrim specifik. Dhe pikërisht kjo shumësi perspektivash e bën këtë proces më të fortë, më të saktë dhe më të drejtë. Ajo që kërkojmë të arrijmë nuk është vetëm një Kod teknikisht korrekt, por një Kod që reflekton drejtësinë që duam si shoqëri: një drejtësi që garanton siguri juridike, që është në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare, dhe që kontribuon drejtpërdrejt në objektivin tonë kombëtar, përafrimin dhe integrimin me ligj dhe standard me Bashkimin Europian”, tha ministri Lamallari.

Në përmbyllje të fjalës së tij ai tha se vetëm përmes dialogut, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët, mund të kemi një Kod Penal që i shërben jo vetëm sistemit të drejtësisë, por çdo qytetari shqiptar.

“Le ta bëjmë këtë tryezë një shembull të mirë për mënyrën se si institucionet shqiptare ndërveprojnë për të ndërtuar ligje më të mira, më të drejta dhe më afër atyre që presin më shumë nga të gjithë ne”, tha Ministri i Drejtësisë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Besfort Lamallari kodi i ri Ministri i Drejtësisë

Nga e njëjta kategori

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

më shumë...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

më shumë...

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

më shumë...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.