Subscribe

Kuvendi i Shqiperise miratoi me 101 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në votim morën pjesë 111 deputeë nga të cilët, 7 votuan kundër ndërsa 3 abstenuan.

Nga ana tjetër, kreu I Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 9 anëtarë dhe jo 11, siç propozoi grupi parlamentar I Partive të djathta.

Ulsi Manja i PS dhe Alban Zeneli i opozites se re do te bashkedrejtojne kete komision hetimor i cili afatin maksimalm per te perfunduar pune e ka 3 muaj.

 

Më herët kryeministri Rama i bëri apel çdo deputeti të Parlamentit të Shqipërisë të votonte pro hetimit të presidentit Meta e më pas pro shkarkimit te tij, duke artikuluar akuza te forta ndaj numrit një të shtetit shqiptar

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Meta nuk është kundërshtari i qeverisë ai është armiku i vetë Kushtetutës, nuk është frymëzuesi i sulmeve ndaj reformës, ai është armiku i Parlamentit, nuk është politikani i frikësuar nga reforma është shëmbëlltyra e të tremburve nga drejtësia duke sulmuar partnerët amerikanë duke na turpëruar të gjithëve.

 

Sulmet e presidentit Meta ndaj partnereve ndërkombëtarë për liderin e mazhorancës Rama janë të papranueshme.

 

Si mund të ketë Shqipëria në NATO, kandidate ne BE një kryetar shteti që duket si aktor komik që imiton presidentin, që kur flet seriozisht të bën për të qeshur e kur flet seriozisht të bën për të qarë, që e përfytyron veten si Vojo Kushi mbi çatinë e ambasadës ruse.

 

Kryeministri listoi te gjitha rastet kur presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën duke nisur nga refuzimi për të dekretuar ministrat tek refuzimi për të dekretuar ligjet, por anulimi i datës se zgjedhjeve për liderin e mazhorancës nuk mund të tolerohet.

 

Ai ndërhyri me një Molotov politik për te ushqyer zjarrin ne fikje te protestave, ai nxiti përhapjen e dhunës ne territoret e bashkive ete djathta nga djegia e shkollave ne mbylljen e bravave.Shkarkim nga detyra e kreut te shtetit e këtij personazhi i cili solli Haxhi Qamilin ne skenë, është një lëvizje me detyrim përcaktim i këtij kuvendi e është detyrim i çdo deputeti qe nuk e ka harruar detyrimin.

 

Ne këtë séance te pare pas zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama foli për here te pare për pjesëmarrjen ne zgjedhje duke sjelle ne vëmendje se lista e zgjedhësve përfshin edhe shqiptaret qe janë ne emigracion.

 

Do ti numërojnë si mbështes shqiptaret jashtë, ata ne shtëpi e ata ne plazh, s’ka me keq për humbësit se sa te sillen si fitimtare, premise e sigurte qe fituesit te vazhdojnë te fitojnë.

 

Kryeministri vlerësoi raportin paraprak te ODIHR përfshirë dhe vërejtjet e misionit për mungesën e besimit te zgjedhësve tek procesi.

 

Si mund te ruhej i patronditur ky proces pas rrëmujave qe provokoi Ilir Meta me zhdukjen e datës se zgjedhjeve apo me rishfaqjen e saj si provim vjeshte.

 

Duke iu referuar vërejtjeve te misionit te ODIHR kryeministri Rama premtoi se zgjedhjet nuk do te administrohen me nga përfaqësues te partive politike, duke paralajmëruar se kodi i ri zgjedhor do te garantoje edhe votën e emigranteve atje ku ata jetojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *