Subscribe

Pas takimeve ne Bruksel, kryeministri Edi Rama është kthyer ne sallën e parlamentit per te garantuar çdo maturant shqiptar se nuk te mbetet jashtë dyerve te universiteteve. Por per opozitën, procesi i pranimit ne universitet është korruptiv dhe u ka mohuar te drejtën e studimit te rinjve, duke kërkuar anulimin e procedurës dhe largimin jo vetëm te ministres se arsimit, por edhe te kryeministrit. Kryeministri ka njoftuar se ne zyrën e tij është ngritur nje task force per te verifikuar çdo rast qe denoncohet publikisht ne lidhje me pranimet ne universitet, duke theksuar se ky është nje sistem i ndërtuar mbi bazën e meritës. Kryeministri replikoi edhe me socialisten Mimoza Hafizi per problemin e kultivimit te hashashit. Kryeministri iu referua komunikatave te policisë ne kohen kur ne qeveri ishte Partia Demokratike, per te shpjeguar se edhe ne atë kohe, ne te gjithë vendin ekzistonte ky fenomen dhe diferenca është se tani kutia e Pandores është hapur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *