Një ditë pas vendimitë Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta, ka reaguar ambasada e SHBA.

 

Në reagimin e ambasadës thuhet se Gjykata Kushtetuese po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor.

 

Më tej theksohet se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi.

 

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *