Subscribe

Këshilli i Emërimëve në Drejtësi të mërkurën do të nisë proceduren për renditjen e kandidatëve për gjykaten kushtetuese.

 

Këshilli përmes një njoftimi për mediat sqaroi se do të bëhet  shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

 

Ky proces do të zhvillohet vetëm për 4 vakanca në gjykatën Kushtetuese, pasi për njërën të gjithë kandidatet janë rrëzuar, ndërsa për vakancën e 6 ka vetëm 2 garues nga 3 që kërkon ligji.

 

Në fund të këtij procesi Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj.

 

I njëjti ngerç eshte edhe me Inspektorin e Lartë të Drejtesisë. Këshilli i Emerimëve në Drejtësi ka miratuar kandidaturën e ish kryeinspektores se KLD-së, Marsida Xhaferllari e cila garon për postin e Inspektorit të lartë të drejtësisë dhe në të njëjtën kohë për Gjykatën Kushtetuese.

 

Pas këtij vendimi numri i kandidatëve për këtë post shkon në 4, por ligji kërkon ekzistencën e 5 garuesve për Inspektorin e Larte të Drejtesisë për të bërë të mundur zgjedhjen e tij.

 

Kështu që bazuar në ligj pritet që gara për këtë post e të rihapet edhe njehëre nga fillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *