Subscribe

Në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë është regjistruar një rritje e dukshme e interesit në degët prioritare. Programi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë numëron 117 studentë, por jo të gjithë do të përfitojnë bursën mujore prej 40 mijë lekësh apo përjashtim nga tarifa e shkollimit.

 

“Pyetëm në sekretari dhe na thanë se është kusht ruajtja e mesatares 9.5, nënshkrimi i një kontrate me shtetin dhe punë e detyruar 3 vjet pas përfundimit të studimeve.”

 

“Shumë studentë kanë ardhur këtu për shkak të bursës, tani na shtohen këto kushte që nuk i dinim fare. Pse duhet të na mbajnë peng diplomën?”

 

“Janë shumë të pakët studentët ekselentë që kanë zgjedhur Gjuhë Letërsinë. Qëllimi ishte të tërhiqnin maturantët dhe tani shtojnë mesataren.”

 

Përmes një njoftimi zyrtar, studentëve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Historisë dhe Gjeografisë i’u bëhet e ditur se do të përcaktohen kuotat nga senati akademik dhe bursat prioritare do të përfitohen sipas mesatares më të lartë.

 

Sakaq, studenti përfitues duhet të ruajë mesataren jo më pak se 9.5 përgjatë ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, një kusht që u deklarua se do të hiqet, në vendimin e këshillit të ministrave të datës 29 qershor.

 

ARJAN XHELAJ

DREJTOR I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

 

“Bursa i ka nxitur maturantët që të zgjedhin degët prioritare, ka një rritje të dukshme këtë vit, më shumë se 800 studentë janë regjistruar në këto degë”

 

Në listën e degëve prioritare, numërohen 40 të tilla pasi këtë vit janë shtuar disa programe të tjera të mësuesisë dhe inxhinierisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *