Subscribe

Jeta parlamentare duket se do t’i rikthehet normalitetit së shpejti, pasi mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim në disa pika.

Analisti Genc Burimi ka komentuar situatën politike në vend gjatë një lidhjeje me emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova në Vizion Plus.

Ai tha se gjërat do të arrinin në këtë pikë dhe gjithçka filloi të ndryshonte pasi Gazment Bardhi u bashkua me grupimin e Berishës.

“Nëse e shikojmë në periudhë afatgjatë, që prej shpalljes së Berishës non grata, do shkonim deri këtu. U mendua se Berisha do të dorëzohej, por ai kundër çdo lloj pritshmërie rezistoi. Kjo i dha një narrativë Ramës përballë perëndimorëve, që unë “jam i vetmi që e kontrolloj vendin”. Gjërat filluan të ndryshojnë kur Bardhi kaloi në krahun e Berishës”, tha Burimi.

Sipas tij më e fituar në këtë mes ka dalë opozita, megjithatë ai nuk pret që mazhoranca të lejojë ngritjen e komisioneve hetimore për çështje që janë tashmë nën hetim nga drejtësia.

“Pa dyshim që ka fituar më shumë opooizta, sepse nëse nxjerrim deklaratat e Ramës që thoshte se nuk negocionte me non gratat dhe me ata që janë pranë non gratës. Unë nuk jam optimist. Si mendoni që do lejojë kjo mazhorancë të bëhen komisione parlamentare me formulën e vjetër? Do thotë që do respektojë qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese. Që do të thotë se objekti i hetimit nuk mund të shkojë në hetim. Rama dhe njëherë zmbrapset për të mos lëvizur”, tha ai.

Burimi deklaroi githashtu se do të ishte në interesin e Ramës të mbante zgjedhje para vitit 2025, pasi në këtë mënyrë do të njihen edhe nga SHBA. Kjo pasi SHBA mban zgjedhjet në nëntor të këtij viti dhe nuk dihet si do të jenë zhvillimet politike gjatë vitit të ardhshëm.

“Për mua në stadin aktual, Shqipëria nuk ka zgjedhje në vitin 2025. Në këtë rast, Rama ka interes t’i bëjë zgjedhjet para zgjedhjeve amerikane, në mënyrë që kjo administratë t’i njohë fitoren”, tha Burimi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *