Në një intervistë për mediat gjermane kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti edhe njëherë që Serbia duhet të njohë Kosovën, si qëllim final i dialogut.

 

“Duhet të njihet kushtetutshmëria e republikës sonë. Asociacioni nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv dhe nuk mund të krijohet nivel shtesë i qeverisjes. Por sapo përmendet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, zoti Vuçiç nuk dëshiron të dëgjojë asgjë për të.”

 

I pyetur se si e vlerëson faktin që Bashkimi Evropian e paralajmëron Kosovën me sanksione, ndërsa me Beogradin është më tolerant, Kurti u përgjigj:

 

“Miqtë tanë në BE dhe SHBA kanë pak pritshmëri nga Beogradi. Kjo është arsyeja pse çdo gjest pozitiv i Beogradit është i mbivlerësuar dhe i fryrë. Në të njëjtën kohë, ata kanë shpresa të mëdha për Serbinë në planin afatmesëm. Një politikë e tillë krijon probleme sigurie për të gjithë fqinjët e Serbisë.”

 

Diplomatët perëndimorë e quajnë Kurtin kokëfortë, por vetë kryeministri thotë se është thjeshtë parimor dhe se politika nuk mund të shihet e izoluar nga etika dhe vlerat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *