Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 January 2026
Vizion fokus

KF Tirana në zi, ndërron jetë vajza e futbollistit...

Dyshohen për korrupsion, “arrest shtëpie” për tre punonjës policie...

Samiti trepalësh në Abu Dhabi, Putin kërkon Donbasin! Zelensky:...

Aksident në Elbasan, plagosen tre persona, njëri prej tyre...

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të...

Stuhi e madhe dëbore në SHBA, 160 milionë banorë...

SHBA vendos sanksione të reja kundër flotës së naftës...

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti...

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës,...

Kurti: Të akuzuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc të lidhur me Serbinë

10 Dhjetor 21:04

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha të mërkurën se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në kanalin jetik të ujit, Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.

Një ditë më parë, prokurorët e Kosovës ngritën aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviç, Dragisha Viqentijeviç dhe Igor Dimoviç për shpërthimin e vitit të kaluar në kanalin e ujit që furnizon dy termocentralet kryesore të vendit.

Ata akuzohen se shpërthyen 20 kilogramë të llojit TNT në kanal, duke dëmtuar strukturën e tij prej betoni, ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm dhe duke penguar sistemin e ftohjes për termocentralet me qymyr, gjë që ngriti shqetësime për ndërprerje të rrymës.

Që të tre janë arrestuar pas sulmit.

Në një shkrim në Facebook të mërkurën mbrëma, Kurti i përsëriti deklaratat e mëparshme se “sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor”.

“Tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast”, tha Kurti.

Ai nguli këmbë se gjykimi në këtë rast “do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e (presidentit të Serbisë Aleksandër) Vuçiçit, terroristin Millan Radoiçiç, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”.

Kurti po i referohej ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në vend, Millan Radoiçiç, të cilin autoritetet kosovare e kërkojnë me fletarrestim për vepra të ndryshme penale, përfshirë për një sulm vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 2023.

Radoiçiçit e mori përgjegjësinë për atë sulm ku u vra një rreshter kosovar dhe tre sulmues serbë.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kurti lepocavic Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

KF Tirana në zi, ndërron jetë vajza e futbollistit Freddy Alvarez

më shumë...

Dyshohen për korrupsion, “arrest shtëpie” për tre punonjës policie në Orikum

më shumë...

Mjegull e dendur në juglindje, Policia Rrugore apel për kujdes në qarkullim

më shumë...

“Beqarët do të marrin një mesazh të papritur”, si parashikohet Horoskopi për sot

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

9:17

KF Tirana në zi, ndërron jetë vajza...

9:11

Dyshohen për korrupsion, “arrest shtëpie” për tre...

8:58

Mjegull e dendur në juglindje, Policia Rrugore...

8:53

“Beqarët do të marrin një mesazh të...

8:47

Samiti trepalësh në Abu Dhabi, Putin kërkon...

8:32

Aksident në Elbasan, plagosen tre persona, njëri...

8:10

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh...

10:47

Pesë shenja që ju japin duart kur...

10:21

Ushqimi korean për një sistem imunitar të...

10:07

Cilat janë dy kushtet e panjohura të...

10:07

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për...

9:53

Stuhi e madhe dëbore në SHBA, 160...

9:42

SHBA vendos sanksione të reja kundër flotës...

9:26

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat...

9:04

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat,...

8:59

Fiqtë e thatë ulin kolesterolin nëse i...

8:17

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore...

8:07

“Po minimizon rolin e trupave të NATO-s...

7:45

PE miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj...

7:37

FBI arreston në Meksikë “Escobarin e ri”

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, ky është 20-vjeçari shqiptar që h...
  • Arrestohet në Dubai bosi shqiptar i narkotrafikut! Çfarë e t...
  • Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe bregdetin e Vlorës...
  • Aksident në Elbasan, plagosen tre persona, njëri prej tyre n...
  • Të shtëna me armë në Kukës, kushërinjtë tentojnë të vrasin n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.