Mëngjesin e kësaj të premteje kombëtarja shqiptare u nis për në Kazakistan, ku do të luajë dhe përballjen e parë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Skuadra e drejtuar nga Edi  Reja pati disa ndryshime në organikë të cilat u konfirmuan mbrëmjen e të enjtes.

 

Pas konsultimeve me stafin mjekësor të kuqezinjve, portieri i Lazios Thomas Strakosha, sulmuesi  Myrto Uzuni dhe mbrojtësi  Jon Mersinaj nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e parë për shkak të dëmtimeve.

 

Pas këtyre mungesa natyrisht priten ndryshime dhe në zgjedhjen e titullarëve.

 

Në portë me shumë mundësi do të jetë Etrit Berisha. Ndërkohë ne mbrojtje priten Kumbulla Dermaku e Gjimshiti.

 

Nga krahët, dilema është mes Frederik Veselit dhe Albi Dokës  në të djathtë. Në anën tjetër, Memolla shihet më favorit në krahasim me Trashin. Sa i takon mesfushës, Keidi Bare dhe Amir Abrashi pritet që të kenë në mes Kallakun, i cili shihet si më I mundshmi për vendin e titullarit krahas  Çekiçit  dhe Laçit.

 

Në sulm pritet të jetë Broja me Manajn. Ndërsa në shërbim të trajnerit Reja do të jetë edhe Vrioni, i cili mori lejen nga Juventusi pak ditë më parë

 

Shqipëria do të zhvillojë dy sfida në trasnfertë përballë Kazakistanit më 11 tetor dhe 3 ditë më vonë me Lituaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *