E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kultivuan kanabis, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, nga ku dy persona u arrestuan.

 

Shtetasit e arrestuar janë B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, të dy banues në fshatin Mekat.

 

Reklamë

Këta dy shtetas sipas policisë, kishin kultivuar bimë narkotike në fshatin Mekat, të Njësisë Administrative Shushicë.

 

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës asgjëson disa bimë narkotike dhe vë në pranga kultivuesit e tyre.

 

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë