Kohët e fundit kompanitë celulare të vendi tonë po njoftojnë klientët e tyre që të mos iu përgjigjen thirrjeve nga numra të pazakontë.  Thirrjet vijnë nga një numër i çuditshëm që mund të duket si prefiksi i Bjellorusisë, Lituanisë dhe Letonisë, por që në fakt nuk është asgjë tjetër veçse mashtrim.

 

Thirrja mund të vijë me një prefiks +375, +371, +370, që u përkasin shteteve të lartpërmendura por nuk përjashtohen dhe prefikse të shteteve të tjerë. Në fakt nuk është duke ju telefonuar askush, thjesht po tentojnë t’ju “peshkojnë” që ju të ktheni telefonatën duke iu bërë që të shpenzoni para.

 

Kjo është skema mashtruese e radhës e cila po bëhet problem edhe në Shqipëri. Operatorët e telefonisë celulare raportojnë se kohëve të fundit kjo është kthyer në një shqetësim real pasi njerëzit nuk e dinë dhe kthejnë pas telefonatën duke u faturuar, kurse kompanitë nuk kanë mekanizma për të ndaluar këto lloj telefonatash që vijnë nga jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *