Subscribe

Edhe pse ekspertët e shëndetësisë kërkojnë heqjen e kufizimeve, Komiteti Teknik nuk do të marrë një vendim të tillë, të paktën deri në muajin mars.

 

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, pohon për Vizion Plus se ky vendim do të varet nga dinamika e infektimeve dhe shtrimet në spitale dhe numri i vizitave në banesë, pasi ka të infektuar në fazë edhe të moderuar në banesë.

 

SKËNDER BRATAJ

KREU I URGJENCES KOMBETARE

 

Nuk është problemi i zerimit të rasteve për ndryshim masash. Këtu janë të gjithë indikatorët së bashku nga numri i të infektuarve, shtrimet në spitale, humbjet e jetës. Shqetësimi është vjeshtë-dimri, pasi qëllimi është mbrojtja dhe imuniteti, sepse po e shohim në vende të tjera që po i heqin masat, por ama nga ana tjetër vaksinimi ka arritur minimumi në masën 80%Zyrtarisht mund të shkojmë drejt zeros, por realisht do të ketë akoma infektime deri në stinën e verës. Problemi është dimri i ardhshëm. Shifrat janë në rënie sa i përket thirrjeve dhe shtrimeve në banesë si në forma të lehta, të mesme dhe të rënda që vijnë vetëm kur nuk kanë si të kujdesen më në banesë.

 

Sa i përket thirrjeve në urgjencën kombëtare, numri i tyre ka rënë ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1641 thirrje në urgjencën kombëtare, prej të cilave 413 vizita në banesë, ndërsa 43 janë vetëm për rastet aktive me Covid-19. Ndërkohë që muajin e kaluar ishin 80 deri në 100 vizita Covid në banesë, duke shënuar kështu një ulje të ndjeshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë situatë është  përmirësuar ndjeshëm, pasi kishim 1075 të infektuar  dhe 585 të shtruar.”

 

Brataj jep edhe një parashikim se kur pritet fundi i pandemisë.

 

Pritet që vera dhe vjeshta  të jenë të qeta dhe me pak raste deri në zerim, ndërsa fundi i vitit të jetë endemi dhe jo pandemi.”

 

 

Deri më tani 57.4% e popullatës është e imunizuar, ndërkohë që ritmi i vaksinimit ka rënë. Ndaj pritet një përqindje më e lartë e vaksinimit të njerëzve, që të hiqen kufizimet dhe t’i rikthehemi normalitetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *