Me këngë dhe valle tradicionale për secilin nga 12 qarqet e vendit ka zgjedhur PS ta çelë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Eranda Libohova me një kolazh të këngëve tironse, shoqëroi ekipin e Tiranës.
Më pas, këngëtarja së bashku me këngëtarin Tiri Gjoci përformuan këngën ikonike “Ku ka si Tirona”.
Drejtueset politike të këtij qarku, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali mbajtën fjalën e tyre. Ato thanë se shqiptarët kanë zgjedhur të ecin përpara me krenari dhe vizion evropian.
Manastirliu: Këto nuk janë 30 dit fushate, janë 30 dit vendimtare për të vulosur një zgjedhje që ka nisur prej kohësh, që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi falë vizionit dhe punës të Edi Ramës. Në çdo cep të Tiranës ndihet ndryshimi. 30 ditë për numrin 5, 30 ditë për Edi Ramën, për Partisë Socialiste. Fitore.
Spiropali: Betejat elektorale ashtu si dhe betejat e tjera nuk fitohen në sprintin e fundit. Sot ka filluar sprinti i fundit 30 ditë deri në fitore. Fiton në maratonë dhe në këto 3 mandate Edi Rama dhe socialistët kanë treguar se janë maratonomak./vizionplus.tv





