E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Temperaturat maksimale prite të rrijnë deri në 19 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 3 gradë celcius.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë