Subscribe

 

Edhe pse këtë të mërkurë Gjykata e Krimeve të Rënda pritej të jepte vendimin për 10 anëtarët e bandës së Lazaratit, kjo dosje ka marrë një kthesë të fortë.

 

Të akuzuarit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të 2015, por njëherësh edhe dëshmitarë kyç, Elson Kazma e Klodjan Selimi u tërhoqën nga deklarimet e dhëna në prokurori.

 

31 seanca u zhvilluan me gjykim të shkurtuar. Por Ilir Murati avokat i të pandehurit Elvis Boci kërkoi prishjen e gjykimit të shkurtuar, duke detyruar gjykatën te marre te njëjtin vendim për të gjithë të pandehurit e tjerë.

 

Nëse deri tani te pandehurit i shpëtonin burgimit të përjetshëm fale gjykimit te shkurtuar me kërkesën e re mund te dënohen maksimalisht. Dy vëllezërit Arbion e Alban Aliko rrezikojnë burgun për jetë. Ata se bashku me tete persona te tjerë akuzohen se qëlluan me armë në drejtim të policisë, kur kjo e fundit po hynte në Lazarat gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit. Per pasoje humbi jetën efektivi i forcave speciale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *