Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj bën me dije se ata diskutuan për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, si dhe për dhënien e dyshtetësisë mes vendeve.

 

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.  Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, shkruan Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *