Në vijim të takimeve me të rinjtë në kryeqytet, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ndal këtë të shtunë në njësitë 8 dhe 2 të Tiranës, ku ka bashkëbiseduar me të rinjtë dhe banorë të këtyre zonave.

Kryemadhi iu bëri thirrje të rinjve që të jenë sa më aktivë në mënyrë që ata të sjellin ndryshimin në Shqipëri, pasi vendi ka nevojë për energjinë, pasionin dhe mendjen e tyre, më qëllim për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre.

Sipas saj, kjo mund të bëhet realitet jo duke u larguar nga vendi, por duke kontribuar këtu.

“Gazi ti ku je atje? Në Speyer. -Çfarë pune bën atje? -Lloj e lloj punësh. -Ti si ndihesh? -Gjëja e parë është më e pagueshme, shumë herë më e pagueshme, sepse paguhet me orë pune. Fillon minimumi nga 10-11 € për orë.Normalisht që është më mirë drejtues në Shqipëri por… -Atëherë hajde të drejtosh në Shqipëri. Ne e kemi filluar para 16 vitesh historinë tonë me të rinj dhe të reja, e kemi vazhduar me të rinj dhe të reja dhe duam që ta vazhdojmë me të rinj dhe të reja. Brezi i ri është ai që jo vetëm motivon gjithë popullatën, jo vetëm një shoqëri, por brezi i ri është ai që i jep dhe optimizmin tek gjithë të tjerët. Duhet të dilni ju më shumë në park. Duhet të na vendosni ne përpara ose të na thoni hapni krahun se është radha jonë. -Unë studioj për drejtësi dhe e kam pasur shume qejf që e vogël, pasion dhe fjalia e parë që më thonë është e se është e sigurt që do punosh si kamariere edhe është krijuar ai steriotipi që sado që mësojmë dhe e kemi pasion dhe duam ndryshim sepse siç e thatë dhe ju që ndryshimi vjen nga rinia. Po nuk e bëri rinia nuk presim që ta bëjnë ata që nuk e kanë bërë deri tani. -Unë mendoj se jemi pak a shumë si makineri dhe vetëm mësojmë, mësojmë, mësojmë nuk është se kemi ato praktikat apo eksperimentet që mund të bëjmë ne si të rinj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *