Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mbështetur aleaten e saj partinë demokratike në betejën për denoncimin e inceneratorëve. Edhe pse PD ka paditur ish-ministrin e LSI Lefter Koka, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se partia që ajo drejton nuk mban përgjegjësi për vendimet personale të anëtarëve të saj

 

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

 

Do t’ju rikujtoja për sa i përket çështjeve të inceneratorëve ka qenë zoti Petrit Vasili i pari që e ka kundërshtuar dhe e ka sulmuar edhe pse ndërhyrja herë pas here e zotit Koka në strukturat e partisë për të mbyllur gojën për këtë gjë ka qenë pothuaj e shpeshtë, por asnjëherë Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e ka pranuar.

 

Kryetarja e LSI ka komentuar edhe përplasjen mes kryetarit të shtetit dhe kryeministrit Rama.

 

Sulmet që i bën Z. Rama Z. Meta unë i shikoj si një ftesë për të hyrë dhe për bërë pazar për kokën e tij, por këtu nuk është çështje pazari për të shpëtuar kokën e Ramës, këtu bëhet fjalë për të shpëtuar shqiptarët.

 

Kryemadhi ka dalë kundër kërkesës së aleatëve që presidenti të shpërndajë parlamentin. Pak ditë më parë kryerepublikani Mediu i bëri thirrje Ilir Metës që të shpërndajë parlamenti nëse mazhoranca nuk reflekton për ndryshimet ne kodin elektoral.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *