E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryemadhi: S’ka takim me Ramën, pa kthyer përgjigje për 5 kushtet

Aleatët e Partisë Demokratike kanë folur pas takimit të zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure me kryedemokratin Lulzim Basha, ku kanë diskutuar në lidhje me planin që ka opozita për zgjidhjen e krizës.

 

Reklamë

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se platforma e opozitës është e vetmja mundësi për ti dhënë zgjidhje krizës në të cilën ndodhet vendi.

 

Reklamë

Kryemadhi në fjalën e saj për mediat është shprehur se nuk do të zhvillohet asnjë takim me Ramën, nëse ai nuk kthen përgjigje për paketën me 5 kushte që opozita i ka dërguar në tryezë.

 

“Nuk ka takim të Ramës pa kthyer në radhë të parë përgjigje për paketën me 5 kushte që opozita i ka vendosur në tryezë kryeministrit. Sot është çështja si të nxjerrim nga kriza vendin dhe duhet të mendojmë bashkarisht.  Ndërkohë Edi Rama ka problem të ruajë kokën e tij.  Le të vijë tek selia e PD-së por ka 5 kushte të kthejë përgjigje dhe më pas takohemi se Rama është humorist, sidomos kohët e fundit kur kemi mbetur pa humoristë”

Më shumë video

Reklamë