Deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook certifikatën personale të Ilir Metës, për të cilin SPAK përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar informacione për ndryshimin e emrit.

 

Kryemadhi shkruan se Partia e Lirisë do publikojë vetë çdo document, duke i ardhur në ndihmë SPAK, ashtu siç shprehet se do i vijë edhe për inceneratorët.

 

Deputetja shton se publikimi i certifikatës erdhi për të shmangur nxjerrjen me zorr në punë dhe firmosjen e shkresave të gatshme nga qeveria.

 

“Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët”, shkruan Kryemadhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.