Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar të dhëna të tjera për çështjen e inceneratorëve.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo tregon sesi kompanitë janë krijuar me qëllimin për të realizuar evazionin financiar. Sipas saj, këto kompani  kanë nga dy punonjës, të regjistruar fiktivisht.

 

Ajo inkurajon më tej prokurorët e SPAK që të shohin paditë dhe faktet e paraqitura, për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit!

 

Postimi:

Ja “veprat” e Edi Ramës, që qytetarët ta kuptojnë se ku ikin paratë e tyre!
Nga 31 miliard lekë, që qeveria i ka dhënë inceneratorit të Fierit deri në Dhjetor 2021, 2,1 miliard lekë, rezultojnë të jenë implikuar në një skemë krimi financiar.
Këto janë faturat tatimore me data, se si Inceneratori Fier ka realizuar skema për fryrje kostosh dhe rimbursim TVSH-je.
Kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar, ato kanë nga 2 punojës, të regjistruar fiktivisht, nuk kanë mjete, si dhe rezultojnë pa liçensa.
Pagesat për Inceneratorin e Fierit duhet të kishin ndaluar prej kohësh dhe duhej të ishte nën sekuestro preventive.
Ndërkohë që do vijojmë të bëjmë publike, pa kompromis, faktet tronditëse të aferës së 3 inceneratorëve, inkurajojmë prokurorët e SPAK, të shohin paditë dhe faktet e paraqitura, për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *