Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pas lënies së kuvendit deklaroi se zgjidhja e vetme e opozitës është rrëzimi i Edi Ramës.

 

Sipas saj nga nesër e tutje sipas saj, mediat do të kenë lajme pafund. Kryemadhi tha se opozitës deri më tani i është vënë damka si “zjarrfikëse” e protestave, por kjo nuk do të ndodhë më sipas saj.

 

“S’ka nevojë më për protesta masive. Ke me qindra dhe mijëra studentë që bojkotojnë universitetin. Ke me qindra dhe mijëra qytetarë dhe prindër që suportojnë fëmijët e tyre. Ke minatorë, ke naftëtarë, ke biznese të vogla , të cilat janë gati. Deri më sot opozita ka marrë damkën si zjarrfikës, por tashmë nuk ka më, për të fikur zjarrin e protestës, por opozita do të vazhdojë, do të ndjekë dhe do të vihet në krye të gjithë protestave. Tashmë nuk ka më asnjë zgjidhje tjetër. Është ajo që tha edhe zoti Basha më përpara, çdo njeri që i jep oksigjen qeverisë së kapur me në krye një kryeministër të çmendur psiqik dhe hajdut psiqik, por edhe klinik, është tradhti kombëtare. Kështu që tashmë ne kërkojmë nga ju, vetëm hapini ekranet. Mos ngelni peng e joshjeve apo edhe e blerjeve të fundit të tregut të Edi Ramës me oligarkët për televizionet, të cilat janë sadopak kundra tyre. Çdo gjë që ai do të marri sot, do ta vjelli nesër.Faleminderit dhe suksese dhe ju në punët tuaja, sepse lajme pafund do të keni që nesër e tutje.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *