Monika Kryemadhi ishte sërish mengjesin e kësaj të shtune tek Teatri Kombëtar, aty ku kishte qëndruar edhe deri natën vonë të premten përkrah një grupi artistësh që mbrojnë idene se godina nuk duhet prishur. Drejtuesja e LSI tha një komunikim me gazetarët se plani i bashkisë për ta prishur godinën natën mes të premtes dhe të shtunes nuk u realizua dot dhe kjo falë të gjithë atyre që vazhdojnë të mbrojnë me fanatizëm Teatrin.

Dua të them me keqardhje, por ndoshta edhe me një kënaqësi që planet e ndërhyrjes së djeshme në orët e para të mëngjesit nuk u realizuan dot. Më vjen keq për të gjithë ata punonjës bashkie që e kaluan natën nëpër zyrat e bashkisë apo cepat e rrugëve duke pritur momentin për të hyrë, por kjo qëndresë e sotme e cila nuk është asgjë tjetër dhe është gjëja më e pakët duke qëndruar syhapur dhe për të mos lejuar dhunimin e kësaj godine që i rezistoi tërmeteve më të fuqishme që ka parë Shqipëria në 100, sigurisht që do ti rezistojë me stoicizmin e saj përballë kufomave politike si puna e Edi Ramës. Kjo qëndresë do të vazhdojë në mënyrë të përnatshme, që asnjërit të mos i shkojë në mendje që të gjejë momentet si skutha, si falsifikatorë, si njerëz që kanë frikë të përballen me të vërtetën që të vazhdojnë të bëjnë gjëra të fshehta ashtu siç bënë me vendimin e paligjshëm që e firmosën në mënyrë të paligjshme duke falsifikuar një mbledhje të Këshillit Bashkiak që nuk ka ndodhur.

Pyetjes nëse ka pasur tentativa për ndërhyrje gjatë natës, Kryemadhi iu përgjigj:

Jo nuk kanë tentuar. Kanë pasur besimin që ne mund të largoheshim nga oborri i teatrit. Punonjësit e bashkisë kanë qenë në një gatishmëri të plotë. Ne e kemi parë, sepse lëviznim nëpër shesh, hyrjet dhe daljet në bashki që ishin kryesisht nga ata që njohim dhe ne, punonjës të ndërmarrjeve të bashkisë që kanë qenë në gadishmëri dhe rreth orës 4:30 të mëngjesit që u kuptua që asnjëri prej nesh nuk mund të lëvizte, ata u larguan.

Kryemadhi thotë se ka një vendim kriminal për prishjen e godines nga ana e Këshillit Bashkiak e për këtë arsye SPAK duhet të ndërhyrje menjeherë.

Mendoj se përsëri ashtu siç ndenjën qytetarët e Tiranës dhe artistët syhapur në këto dy netë, duke i zgjatur jetën këtij teatri edhe dy netë të tjera më shumë përballë vendimit të paligjshëm të një grupi kriminal. Edhe SPAK edhe drejtësia të mbajë sytë hapur dhe të vrapojë sa më shpejt për të zbardhur dhe për të vendosur përpara drejtësisë ata njerëz që nëpërmjet shkeljes së ligjit dhe falsifikimit, deformimit, de manipulimit të opinionit publik të dalin përpara drejtësisë dhe të çlirohemi njëherë e mirë, të zgjidhet ky ngërç që e ka krijuar Edi Rama me grupet e tij kriminale dhe për lejuar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë shqiptarët që të vazhdojnë jetën e qetë në mënyrë të tillë për të rimëkëmbur ekonominë shqiptare, sepse pandemia, kriza ekonomike që ka krijuar Edi Rama në vend, e ka rrënuar ekonominë e shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *