Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi I ka uruar mirëseardhje në Shqipëri Shefit të Misionit në Ambasadën Austriake në Tiranë, Christian Steiner.

 

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se në fokus të bashkëbisedimit ka qenë ecuria e reforamve në vend dhe gjendja e shtetit të së drejtës.

 

Kryemadhi thotë gjithashtu ndau me Steiner edhe disa nga zgjidhjet konkrete të LSI për ndalimin e shpopullimit të vendit nga rinia.

 

“Me kënaqësi i urova mirëseardhjen në Shqipëri Dr. Christian Steiner, Shefit të Misionit në Ambasadën Austriake në Tiranë. Bashkëbiseduam për ecurinë e reformave në vend dhe gjendjen shumë të rëndë të shtetit të së drejtës, shkaktuar nga kapja e institucioneve të reja të drejtësisë nga mazhoranca. Ndava me Dr. Steiner disa nga zgjidhjet konkrete të LSI për ndalimin e shpopullimit të vendit nga rinia dhe shtresa e mesme, rritjen e ekonomisë së familjes shqiptare përmes punësimit, rritjes së pagave dhe uljes së taksave, shtimit të investimeve të huaja nëpërmjet garës së ndershme në treg. Është koha për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga egoja e individit në pushtet, për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe përmes një vullneti të mirë gjithëpërfshirës të ecim më shpejt drejt objektivit të patjetërsueshëm të vendit e popullit shqiptar, integrimin në Bashkimin Europian.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *