E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryebashkiaku i Lezhës: Nesër të gjithë në plazh, zgjedhjet në 13 tetor/ VIDEO

Aleanca Qytetare per Mbrojtjen e Demokracise në qarkun e Lezhës nuk do te njohe zgjedhjet e se dieles, te cilat i quan farse dhe tipike e sistemeve diktatatoriale.

Demokratët e këtij qarku I kane bere thirrje votuesve qe te braktisin votimet e se dieles,pasi ne kete menyre i thuhet stop keqeverisjes së Rilindjes .

Reklamë

Përfaqësues të opozitës njëzëri u shprehen se me 30 qershor mund të ketë votime por jo zgjedhje…

Nderkohe kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj tha se socialistet dhe pse të vetem në garë,do marrin rezultat zhgënjyes dhe pse garojne të vetem. Frrokaj nuk kurseu edhe batutat duke I ftuar qytetaret lezhjanë të zgjedhin të gjithë plazhin të dielën meqënëse është kohë e bukur ,pasi zgjedhjet e legjitimuara jane me 13 Tetor…

Alenca Qytetare per Mbrojtjen e Demokracise do të marshoje gjatë mbrëmjes së kësaj të shtune në rruget e Lezhes për përcjelljen e mesazhit për bojkot të zgjedhjeve pa alternativë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë