Subscribe

Ashtu siç pritej, mëngjesin e kësaj te shtune forcat  e KFOR-it u vendosën në dy vendkalimet kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak. Misioni i NATO-s në Kosovë njoftoi se ka nisur zbatimin e marrëveshjes së arritur në bruksel për shtensionim të situatës në veri.

 

Serbët, të cilët për më shumë se 12 ditë mbanin te bllokuar kufijtë ne shenjë proteste ndaj reciprocitetit te targave, kanë filuar të tërhiqen. Njëra korsi e rrugës në Jarinjë është liruar plotësisht.

 

Ndërsa korsija tjetër  vijon të jetë ende e bllokuar nga kamionët, ndërsa të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale. Sipas mediave procesi është ndalur për shkak se forcat policore po presin  fillimisht heqjen e barrikadave, ndërsa protestuesit po kërkojnë që të largohet Policia e Kosovës.

 

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoeviç deklaroi se kanë filluar zhbllokimin e rrugës dhe se tani duhet të tërhiqen autoritetet kosovare.

 

MILAN RADJOEVIÇ

KREU I KOMUNËS VERIORE TË MITROVICËS

 

“Ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin, Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”

 

KFOR-i tashmë i vendosur në Jarinjë e Bërnjak do të qëndrojnë për dy javë për të siguruar qetësinë edhe  lëvizjen e lirë. Ndërkohë nga e hëna do të nisë zbatimi  i letrave ngjitëse, cka do te thote që as automjeteve nga kosova e as atyre nga serbia nuk do të duhet t’e nderrojne targat me ato të përkohshme, por vetëm te mbulohen simbolet shtetërore. Sipas autoriteteve procesi do të jetë pa asnjë kosto për shoferët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *