E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Krimet që kanë tronditur vendin/ Meta bën bilancin: Në 8 muaj 40 atentate, policia e mpirë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një bilanc të krimeve që kanë tronditur vendin në 8 muajt e fundit.

 

Reklamë

Gjatë një takimi me strukturat dhe përfaqësues lokalë të partisë në Elbasan, Meta tha se policia jo se është e paaftë por se nuk funksionon për shkak të lidhjeve të politikës me krimin.

 

Reklamë

“Qytetarët kanë qenë shpesh dëshmitarë të tronditjeve të mëdha të rendit publik. Në 24 orë 3 atentate në Shqipëri.

 

Në 8 muaj 40 e ca atentate dhjetëra të vrarë e të plagosur. Policia mbledh gëzhojat, jo se janë të paaftë, por se është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën.

 

Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe janë pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që trondisin vendin dhe Europën me mbështetjen që kanë nga shteti dhe lidhjet me jashtë”, tha Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë