E diel, 11 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Krim në Hotel” në Gjirokastër, publiku duartroket komedinë amerikane

Teatri i Gjirokastrës “Zihni Sako” mirëpriti për tre ditë me radhë premierën e komedisë amerikane “Krim Në Hotel” me aktorët Ëngjëll Hoxha, Altea Lazaj dhe Aleksandër Kondi.

 

Reklamë

Vepra e shkruar nga autorët e njohur, Ron Clark dhe Sam Bobrick, me regji të Aleksandër Kondit, u prezantua si një risi në realitetin e publikut gjirokastrit.

 

Reklamë

ALEKSANDËR KONDI

AKTOR

“Mendoj se shfaqja u prit mirë nga publiku, nga elementët e regjisë kishte prurje të reja, kjo ishte një pjesë amerikane që sjell një kulturë tjetër, një humor tjetër.”

 

Aktorët vlerësuan atmosferën e ngrohtë dhe interesin e shfaqur nga publiku.

 

ALTEA LAZAJ

AKTORE

“Ishte shumë mikpritës edhe publiku edhe stafi, shpresoj që të jetë pëlqyer dhe të rikthehen përsëri për të na parë nesër dhe pasnesër.”

 

ËNGJËLL HOXHA

AKTOR

“Komedia trajton ccështjet e ditëve të sotme që të gjitha gratë përveç burrit kanë edhe një dashnor me vete për çështje të egos.”

 

Një tjetër element që i shtoi ngjyrat këtij bashkëpunimi ishte edhe muzika live, që shoqëroi lojën autoriale nga kompozitori i njohur gjirokastrit, Flori Hoxha.

Më shumë video

Reklamë