E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KQZ regjistroi “Shtëpia e Lirisë”/ Reagon PD: Në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KQZ për regjistrimin e “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Reklamë

Sipas Bardhit, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje dhe demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

 

Reklamë

“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

 

Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve”, shkruan Bardhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë