Komisioni I Pavarur I Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për procesin e hetimit të kryer ndaj figurës së gjyqtarit Artur Malaj, gjykates I Apelit pranë Gjykatës Administrative.

Sa I takon pjesës së pasurisë, ILDKPI bëri të ditur se Artur Malaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë por ka disa pikëpyetje të tjera në këtë drejtim.

Malaj ka blere një apartament dhe një garazh në Tirane, te prenotuar për ta blërë 55 mije euro por në fund është blere 5 mln leke. Sipas KPK-së, gjyqtari Malaj ka fshehur kontratën e prenotimit të këtyre pasurive dhe se ai në atë moment nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e këtyre pronave.
KPK ka dyshime edhe për një vile trekateshë në Vlorë e cila është në emer të disa të tjereve, cka sipas KPK-së shton dyshohet se është fshehur.

KPK shton gjithashtu se në raportin e DSIK thuhet se Artur Malaj nuk është I përshtatshëm për të vijuar punën si gjyqtar pasi dyshohet se është I përfshirë në korrupsion  dhe ka kontakte me krimin e organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *