E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosovë-Izrael zyrtarizojnë marrëveshjen e arritur në SHBA

Kosova dhe Izraeli, në një ceremoni virtuale formalizuan marrëdhëniet diplomatike.

 

Reklamë

Ministrja në Detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin, ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin bilateral.

 

Ndërsa aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve respektivë do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejshme përmes kanaleve diplomatike.

 

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit është pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit ne Uashington që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Vizion Plus.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë