Kosova sot “në provën e zjarrit”, afati i fundit për presidentin, vijojnë protestat kundër “Speciales”

Kuvendi duhet sot të vendosë deri në fund të ditës nëse do ta zgjedhë presidentin e ri apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Në të njëjtën kohë, në Kuvend pritet të vazhdojë edhe debati për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, i cili është bërë shkak për përplasje politike dhe protesta në Prishtinë.
Ende nuk dihet se ku do te mbahet seancë apo nëse palët do të takohen për tu dakordësuar në një emër të përvecëm për Presidentin e vendit.
Sa i takon ndryshimeve në ligjin për Specialen ato tashmë janë miratuar vetëm ne parim.
Pikërisht për këtë çështje është paralajmëruar sërish protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Tubimi vjen një ditë pas përplasjeve masive mes protestuesve dhe Policisë ne prishtine. Gjatë protestës u përdorën gaz lotsjellës dhe uji me presion. Sipas të dhënave gjashtë policë u lënduan, ndërsa 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore. Tre protestues u shoqëruan në polici.
Ndërkohë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxiu I është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund ti ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë kreun e ri te shtetit.




