E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosova regjistron 205 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 205 raste të reja me koronavirus.

 

Reklamë

 

Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 736 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 27 për qind. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 38 persona janë shëruar derisa 897 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Reklamë

 

 

Ditëve të fundit, në Kosovë ka pasur rritje të përqindjes së të infektuarve. Në bazë të llogaritjeve, numri i të infektuarve në dy javët e fundit të qershorit është rritur për më shumë se 400%, në krahasim me dy javët e para të të njëjtit muaj.

 

 

Gjatë pranverës, shifrat e rasteve pozitive kanë qenë relativisht të ulëta – më 24 maj nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë